Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Pas fyerjeve ndaj Qeqa Krelanit, Komisioni Disiplinor i FFK-së merr këtë vendim për Tahir Batatinën

Pas fyerjeve ndaj Qeqa Krelanit, Komisioni Disiplinor i FFK-së merr këtë vendim për Tahir Batatinën

Sport April 16, 2021 - 17:03
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka marrë vërejtjen e fundit nga Komisioni Displinor i FFK-së, shkruan Zeri.info.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës si dhe Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, java 22 dhe duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive.

LEXO TË PLOTË: “Ty të kisha lënë të palosesh gazeta” Batatina e fyen Qëndresa Krelanin në një debat televiziv (VIDEO)

FFK ka njoftuar se Konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore ndaj Tahir Batinës është marrë ky vendim:

“Kryetrajneri i FC Llapi, Tahir Batatina, me ID 0011144M77; në procedurë disiplinore pasi gjatë debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdorë gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetares së RTK-së Qendresa Krelani (në cilësi të analistes në emision), e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a, të Rregullores disiplinore;

I shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT”. /Zeri.info