Distria Kransiqi i siguron medalje Kosovës, kalon në finale

Distria Kransiqi i siguron medalje Kosovës, kalon në finale

Sport April 16, 2021 - 15:51
Detajet

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka kaluar në finale në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Krasniqi e mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova.

Ajo tashmë ka siguruar medalje në turneun e Lisbonës, tani do të luftojë për të artën.

Distria në çerekfinale të kategorisë deri 48 kilogramë, para ruses Sabina Giliazova, xhudistja shqiptare arriti falë fitoreve ndaj italianes Francesca Giorda dhe izraelites Shira Rishony, derisa rrethin e parë e kaloi pa luftë.