Gjigantët anglezë e kërkojnë me ngulm sulmuesin e ri të Interit

Gjigantët anglezë e kërkojnë me ngulm sulmuesin e ri të Interit

Sport April 16, 2021 - 14:24
Detajet

Futbollisti i rinjve të Interit, Martino Satriano, e ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave në Kontinentin e Vjetër, shkruan Zeri.info.

Arsenal, Manchester City dhe Chelsea janë klubet që kanë shfaqur interes për sulmuesin 18-vjeçar, raporton “Daily Mail”.

Image

Ai ka lënë përshtypje për ekipin e të rinjve të Interit, duke shënuar tetë gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime në vetëm 18 paraqitje.

Adoleshenti iu bashkua Interit në janar të vitit 2020 nga Montevideo e Uruguait.

Satriano ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Interin. /Zeri.info

Image