Edhe Distria Krasniqi vazhdon shkëlqimin, kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropain

Edhe Distria Krasniqi vazhdon shkëlqimin, kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropain

Sport April 16, 2021 - 14:16
Detajet

Xhudistet nga Kosova vazhdojnë shkëlqimin në Kampionatin Evropian, i cili po organizohet në Lisbonë të Portugalisë.

Pasi Nora Gjakova kaloi në gjysmëfinale, kësaj radhe Distria Krasniqi është përballur në çerekfinale me Shira Rishonyn e Izraelit.

Në kategorinë 48 kilogramë, Krasniqi ka arritur që të fitojë ndaj Rishonyt me IPPON dhe kësisoj është kualifikuar në gjysmëfinale.

Krasniqi është në rrugën e duhur për të marrë një medalje dhe është shumë afër për të arritur një gjë të tillë.