Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Sport April 16, 2021 - 13:54
Detajet

Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë.

Edhe në luftën e dytë apo në atë çerekfinale, Nora Gjakova u tregua e fortë për kundërshtaren e saj.

Në këtë duel, xhudistja jonë mposhti kundërshtaren ruse, Daria Mezhetskia për vetëm 65 sekonda ‘luftë’.

Me këtë fitore, Nora kaloi në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë në Evropianin e xhudos në Lisbonë.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me portugezen, Telma Monteiro.

Në rrugëtimin drejt çerekfinales, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova në raundin e parë kaloi pa luftë, në raundin e dytë mposhti spanjollen Ubasart Mascaro.