Parashikimi i Erdin Hashanit: Këto skuadra do të kualifikohen në finale të “Championsit”

Parashikimi i Erdin Hashanit: Këto skuadra do të kualifikohen në finale të “Championsit”

Sport April 16, 2021 - 12:31
Detajet

Liga e Kampionëve tashmë është në fazën finale të saj. Janë katër skuadra gjysmëfinaliste të cilat synojnë që ta fitojnë trofeun e madh në këtë edicion.

Chelsea – Real Madrid si dhe PSG – Manchester City do të jenë çiftet e ndeshjeve gjysmëfinaliste, çifte këto që premtojnë spektakël të madh.

Analisti dhe trajneri kosovar, Erdin Hashani poashtu tha se kjo fazë është shumë interesante, kurse i dha përparësi Realit ndaj Chelseas edhe pse tha se pritet një takim shumë i rivalizuar mes dy skuadrave.

“Ndeshja e parë midis Chelsea dhe Real Madrid është një përballje midis të dy skuadrave më në formë dhe gjithashtu një Chelsea shumë më ndryshe me ardhjen e trajnerit Tuchel, një lojë shumë kompakte dhe ofanzive. Megjithatë, ata kanë përballë Real Madridin që e ka në ADN Ligën e Kampionëve. Edhe nëse nuk paraqiten mirë në kampionat, ata janë një ekip tjetër në Ligën e Kampionëve. Dhe të mos harrojmë se janë këtu me shumë mungesa. Është e vështirë të parashikohet, sepse kemi të bëjmë me një ndeshje mes Realit që ka përvojë dhe Chelsea që ka energji. Por, këtu i jap përparësi Realit, mendoj se ata do të shkojnë në finale” tha trajneri i klubit Vjosa, Erdin Hashani për “Gazeta Blic”.

Image

Tutje, Hashani analizoi edhe ndeshjen tjetër në mes PSG dhe Manchester Cityt.

“Sa i përket ndeshjes tjetër mes Parisit dhe Cityt them që është koha që Guardiola të tregoj veten ne “Champions”, sepse janë shumë vite që nuk e ka fituar atë. Para vetës ka përballë një skuadër që e ka vijën e sulmit më të mirë dhe City nuk është që janë shumë mirë në mbrojtje. Përballen dy klube që kanë shpenzuar shumë këto vitet e fundit. Por, që edhe këtë ndeshje më shumë i jap përparësi Parisit duke e ditur se çfarë sulmi kanë ata. Edhe pse këto ndeshje janë të vështira për t’u parashikuar për shkak se në kësi ndeshje nuk ka shumë kalkulime, por ka shume taktizime dhe do të vendosin detajet. Për nga cilësitë mendoj që janë të njëjta” përfundoi Hashani.

Bazuar në analizat e tij del se Hashani është më shumë i bindur tek një finale mes Real Madrid dhe PSG, finale kjo që do të ishte e mbushur me spektakël.