Ibrahimoviqi e vazhdon sot kontratën me Milanin

Ibrahimoviqi e vazhdon sot kontratën me Milanin

Sport April 16, 2021 - 12:17
Detajet

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq, mund të nënshkruajë kontratën e re me Milanin gjatë ditës së premte.

Menaxheri Mino Raiola pritet të takohet gjatë ditës me drejtuesit e klubit për të finalizuar marrëveshjen, derisa gjatë javë raportohet se është takuar me Ibrahimoviqin.

Ibra është pajtuar të qëndrojë edhe për një sezon me kushte të njëjta.

Ai do të vazhdojë të marrë 7 milionë euro në sezon.

Ishi i Manchester Unitedit dhe PSG-së u rikthye në Milan në afatin kalimtar të janarit në vitin 2020 nga LA Galaxy.

Ai ka shënuar 17 gola në 25 paraqitje në të gjitha ndeshjet deri më tani këtë edicion.