Rikthehet Superliga, vëmendja ditën e sotme është në sfidën Besa – Drenica

Rikthehet Superliga, vëmendja ditën e sotme është në sfidën Besa – Drenica

Sport April 16, 2021 - 12:13
DETAJET

Elita e futbollit kosovar rikthehet të premten (sot). Xhiroja e 29-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar fillon me ndeshjen ndërmjet Besës dhe Drenicës, shkruan Zeri.info.

Drenica po “lufton” me mish e me shpirt për të mbetur në elitë, ndërkohë që Besa tashmë i ka çuar duart sa i përet sifgurmit të një “bilete”.

Drenica ndodhet e teta me 30 pikë, kurse Besa zë pozitën e fundit me 10 pikë të mbledhura.

Sfida në fjalë nis në orën 15:00 dhe luhet në fshatin Brestovik të Pejës.

"Kuqezinjtë" nga Skenderaj kërkojnë ta lënë prapa duelin e xhiros së shkuar ndaj Prishtinës (humbën 1:0) dhe synojnë që të rikthehen te fitoret për të vazhduar garën e mbijetesës, derisa Besa në këtë takim vjen pas humbjes nga Ballkani me rezultat 5:1.

Takimi do të gjykohet nga gjyqtari Visar Kastrati. Gjyqtari kryeqytetas do të ndihmohet nga asistentët: Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, të cilët gjithashtu janë me stemë të FIFA-s. /Zeri.info