Villareali drejt gjysmëfinales pa vështirësi

Villareali drejt gjysmëfinales pa vështirësi

Sport April 15, 2021 - 23:03
DETAJET

Villareali u kualifikua në gjysmëfinale pas fitorës ndaj skuadrës kroate Dinamo Zagreb në ndeshjen e kthimit në ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Takimi i parë në Zagreb përfundoi në të mirë të Villarealit që fituan me rezultat 0-1.

Sfida në Spanjë e zhvilluar në stadiumin “Estadio de la Ceramica” përfundoi me rezultat 2-1.

Paco Alcacer dhe Gerrard Moreno shënuan golat për vendasit, ndërsa për mysafirët golin e nderit e shënoi Mislav Orsic.

Për Dinamon nga fillim u paraqit futbollisti shqiptar Arijan Ademi duke luajtur 82 minuta, derisa në bankën rezervë ishte reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, i cili nuk u inkuadrua fare.

Villareali do të takohet në gjysmëfinale me Arsenalin. /Zeri.info