Arbëria 0-1 Trepça '89: Goli, penalltia e humbur dhe rastet tjera

Arbëria 0-1 Trepça '89: Goli, penalltia e humbur dhe rastet tjera

Sport April 09, 2021 - 19:03
Lajmet e fundit nga sporti

Pas një barazimi dhe tri humbjeve radhazi, skuadra e Trepçës ’89 u rikthye sot te fitorja në Superligë, shkruan Zeri.info.

Skuadra mitrovicase mposhti në udhëtim Arbërinë në kuadër të javës së 28-të.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Zahir Pajaziti” të Podujevës ka përfunduar me rezultatin 0-1.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për “Xehtarët” e shënoi Adenis Shala në minutën e tetë.

Arbëria kishte rast të mirë për të barazuar rezultatin në minutën e 75-të, por Marclei Santos dështoi të shënoi nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e pestë, kurse Arbëria mbetet e parafundit (e nënta) me 27 pikë. /Zeri.info