Drita e fiton finalen e parë ndaj M-Technologie

Drita e fiton finalen e parë ndaj M-Technologie

Sport April 09, 2021 - 18:44
Lajmet e fundit nga sporti

Drita e fitoi finalen e parë të play-off, pasi në Gjilan e mposhti kampionin në fuqi M-Technologie 3 me 0.

Pas humbjes në finale të Kupës nga e njëjta skuadër, ekipi i Lorik Ilazit arriti ta fillonte shumë mirë takimin duke e fituar setin e parë 25-21.

Në setin e dytë M-Technologie u kufizua në 20 pike, duke i mundësuar vendaseve të avansonin 2-0.

Seti i tretë ishte tejet rivalizues, duke lënë enigmë fituesin deri në fund. Epërsia e ndërrua disa herë, por në fund Drita festoi 20-19, për ta fituar ndeshjen 3-0.

Në finalet e Play-OFF, kampioni vendoset me tri ndeshje të fituara.

Finalja e dytë zhvillohet të martën në Prishtinë nga ora 15:00. /Zeri.info