Gazeta e njohur spanjolle vazhdon me lajme skandaloze para ndeshjes Spanjë - Kosovë

Gazeta e njohur spanjolle vazhdon me lajme skandaloze para ndeshjes Spanjë - Kosovë

Sport March 30, 2021 - 17:03
Lajmet e fundit nga sporti

Në Spanjë nuk po munden assesi të pajtohen me realitetin, teksa po vazhdojnë lajmet skandoleze nga gazetat e njohura lidhur me Kosovën, shkruan Zeri.info.

Me lajme të tilla po vazhdon gazeta “AS”, e cila sot ka publikuar një artikull rreth ndeshjes Spanjë – Kosovë, por me një titull skandaloz.

“Kosova duhet të mposhtet në mënyrë civile apo kriminale”, thuhet në titullin e këtij artikulli.

Image

Ky nuk është skandali i vetëm nga mediet ose zyrtarët e shtetit dhe Federatës Spanjolle të Futbollit.

Megjithatë, ndeshja pritet të zhvillohet sipas rregullave nga FIFA-s, pra me flamurin dhe himnin shtetëror Kosovës, pavarësisht se spanjollët u munduan që Kosova të paraqitet pa simbole e himn.

Kujtojmë se ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 20:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. /Zeri.info