
Gol i bukur nga Fatos Beqiraj në ndeshjen Mali i Zi - Gjibraltar
Sport
March 27, 2021 - 15:38
Lexoni detajet!
Mali i Zi është duke u përballur me Gjibraltarin në takimin e vlefshëm të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan “Zeri.info”.
Mali i Zi ishte në epërsi pas minutës së 26-të kur realizoi sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj.
Lojtari shqiptar shënoi me kokë një gol të bukur pas asistimit nga Djurdjeviq.
Mali i Zi dhe Gjibraltari ndodhen në grupin G së bashku me Norvegjinë, Turqinë, Holandën dhe Latvinë. /Zeri.info