
Florent Hadergjonaj komenton ndeshjen ndaj Lituanisë
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës Florent Hadergjonaj, përmes një postimi në “Facebook” shprehet për ndeshjen ndaj Lituanisë, shkruan Zeri.info.
Kosova mposhti Lituaninë me rezultat 4-0 në miqësoren që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje nga ngrit moralin ishte një nga komentet e mbrojtësit të “Dardanëve” që luajti 90-të minuta kundër Lituanisë.
Kosova dy ndeshje e radhës do t’i luajë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, kundër Suedisë me 28 mars në Prishtinë dhe ndaj Spanjës në Seville me 31 mars.
Postimi i Florent Hadergjonaj (pa ndërhyrje):
Fillim shumë i mirë i vitit. Fitore që na shërben për ngritjen e moralit. Forca Kosova /Zeri.info
Fillim shumë i mirë i vitit. Fitore që na shërben për ngritjen e moralit. Forca Kosova ë
Posted by Florent Hadergjonaj on E enjte, 25 Mars 2021