Begolli për barazimin në Gjilan: Drita humbi dy pikë të mëdha ndaj Drenicës, iu kushtoi komoditeti i golit të parë

Begolli për barazimin në Gjilan: Drita humbi dy pikë të mëdha ndaj Drenicës, iu kushtoi komoditeti i golit të parë

Sport March 21, 2021 - 22:34
Detaje

Të dielën (sot) ka përfunduar java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Një nga befasit e kësaj xhiroje ishte edhe barazimi i Dritës në Gjilan ndaj Drenicës me rezultat 1:1.

Analisti, Granit Begolli ka thënë se Dritës i kushtoi komoditeti pas golit të epërsisë.

Begolli vlerëson se Drita humbi dy pikë të mëdha.

“E kam parë ndeshjen. Drita e nisi ndeshjen mirë, por komoditeti i golit të parë i kushtoi. Jemi mësuar ta shohim Dritën më agresive. Është meritë e Drenicës e cila po lufton për mbijetesë dhe çdo pikë për ta është shumë e nevojshme. Për Dritën janë dy pikë shumë të mëdhaja të humbura. Unë e kam parë këtë ndeshje me dy fytyra”, ka thënë Begolli në emisionin “Ekipi A” në ATV. /Zeri.info