Spezia shënon fitore ndaj Cagliarit, Ardian Ismajli luan tërë ndeshjen
Sport
March 20, 2021 - 20:14
Lajmet e fundit nga sporti
Spezia ka shënuar fitore ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Alberto Picco” ka përfunduar me rezultatin 2-1. Roberto Piccoli dhe Giulio Maggiore shënuan golat e fitores për vendasit, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Gaston Pereiro.
Si zakonisht, te Spezia titullar edhe sonte ishte mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili luajti tërë ndeshjen.
Ndryshe, Spezia tani ka 29 pikë dhe renditet në pozitën e 15-të, kurse mbetet me 22 pikë dhe renditet në pozitën e 18-të. /Zeri.info