
Lorik Cana po pushon në Dubai
Sport
March 18, 2021 - 19:53
Detaje
Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana është duke kaluar momente të pushimit në Dubai, përcjell “Zeri.info”.
Cana ka ndarë një fotografi me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram” ku shihet teksa po freskohej në det.
Në fotografi me ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare është edhe vajza e tij, Enkeleida.
Ndryshe, Lorik Cana është tërhequr nga futbolli në vitin 2017.
Kujtojmë se 37-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat si: PSG, Sunderland, Galatasaray, Lazio e Nantes. /Zeri.info