Begolli për kryendeshjen në Suharekë: Drita kishte udhëtuar për një pikë
Kryendeshja e javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Drits ka përfunduar baras, shkruan “Zeri.info”.
Dy kandidatët për titull kanë barazuar pa gola 0:0 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ish-drejtori sportiv i Prishtinës dhe analisti, Granit Begolli ka komentuar këtë përballje, derisa ka thënë se Drita kishte udhëtuar në Suharekë për barazim.
“Sigurisht nuk pamë lojë atraktive pasi Drita nuk e lejoi atë. Mendoj që Drita ka udhëtuar në Suharekë për një pikë. Mundem me thënë se kishte mundësi të fitonte, kur kishin një rast në fund të takimit me Haxhimusën. Gjatë gjithë takimit e kam parë një Ballkan që kishte më shumë dëshirë fitoren. Barazimi në këtë ndeshje i ka konvenuar edhe Prishtinës”, ka thënë Begolli. /Zeri.info