Futbollisti nën kontratë me Llapin, Salihu debuton me skuadrën e parë te Lokomotiva e Zagrebit

Futbollisti nën kontratë me Llapin, Salihu debuton me skuadrën e parë te Lokomotiva e Zagrebit

Sport March 13, 2021 - 20:40
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i ri kosovar, Hajdin Salihu, ka debutuar sot me skuadrën e njohur kroate, Lokomotivën e Zagrebit, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në elitën e futbollit kroat, Lokomotiva pësoi humbje minimale 0-1 nga Istra 1961.

Në këtë ndeshje titullar ishte Hajdin Salihu, i cili luajti për 90-të minuta, duke bërë kështu debutimin e tij me skuadrën e parë.

Kujtojmë se 19 vjeçari është nën kontratë me Llapin, teksa te skuadra kroate do jetë i huazuar deri në fundin e këtij sezoni.

Salihu gjithashtu është pjesë e Përfaqësueses U21 të Kosovës. Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit. /Zeri.info