Faruk Statovci e zbulon ofertën e fundit, e cila i erdhi nga Bylbyl Sokoli

Faruk Statovci e zbulon ofertën e fundit, e cila i erdhi nga Bylbyl Sokoli

Sport March 08, 2021 - 12:55
Detajet

Trajneri dhe analisti i futbollit kosovar, Faruk Statovci, ka zbuluar se ishte afër që t’i bashkohej stafit të trajnerit Bylbyl Sokoli te skuadra e Gjilanit, raporton Zeri.info.

Statovci që e drejton Bashkimin e Koretinit në Ligën e Dytë të Kosovës një lajm të tillë e ka zbuluar në emisionin “Kampionit në Kanal 10”.

“Kisha ofertë për tu bashkuar me Bylbyl Sokolin te Gjilani si ndihmës-trajner, por për arsye personale nuk kam mundur t’i bashkohem. Megjithatë, për mua do të ishte nder të punojë me Bylbyl Sokolin”, ka deklaruar Faruk Statovci.

Image

Statovci sa ka qenë futbollist ishte një ndër lojtarët e pëlqyer të Sokolit.

Ata kanë bashkëpunuar për 13-vite së bashku. /Zeri.info