Përballje interesante sonte në Milano: Inter – Atalanta, formacionet e mundshme

Përballje interesante sonte në Milano: Inter – Atalanta, formacionet e mundshme

Sport March 08, 2021 - 10:49
Lexoni detajet!

Interi dhe Atalanta do të takohen sonte në “Giuseppe Meazza” me trajnerët, Antonio Conte dhe Gian Piero Gasperini duket se do të bëjnë ndryshime në formacionet e tyre, përcjell “Zeri.info”.

Conte mund të mbështetet në një skuadër të plotë me Arturo Vidal që pritet të kthehet në formacion për të zëvendësuar Christian Eriksenin, i cili fitoi pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.

Sanchez që realizoi dy herë kundër Parmës të enjten, pritet jetë në stol nga minuta e parë, me Lukakun e Martinezin përpara.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti pritet të jetë në dispozicion nga fillimi për “zikaltrit” nga Bergamo.

Gasperini do të fillojë me Luis Muriel dhe Duvan Zapata në sulm, me Matteo Pessina pas tyre dhe Josip Iliqiq në stol.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozoviq, Vidal, Perisiq; Lukaku, Lautaro Martinez.

Formacioni i mundshëm i Atalantës: Sportiello; Toloi, Romero, Gjimshiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, D. Zapata. /Zeri.info