Alessandro Del Piero nis një punë të re
Legjenda e futbollit italian dhe klubit të Juventusit, Alessandro Del Piero, ka nisur një punë të re, transmeton Zeri.info.
Edhe puna e tij e re do të jetë i lidhur me futbollin, pasi 46 vjeçari nga tash e tutje do jetë analist në “ESPN”.
“Ne jemi të lumtur që e konfirmojmë se Del Piero është bashkuar në studiot tona si analist” – thuhet në njoftimin e dhënë nga gjiganti televiziv.
We are delighted to confirm that Alessandro Del Piero has joined ESPN as a studio analyst.
— ESPN FC (@ESPNFC) March 5, 2021
Welcome to the team, @delpieroale ë pic.twitter.com/m0lElppYy0
Në anën tjetër, edhe ish-reprezentuesi i Kombëtares së Italisë është shprehur i lumtur me punën e tij të re.
Del Piero u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2014, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Padovan, Juventusin, Sydneyn dhe Delhi Dynamosyin. /Zeri.info