Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Vdes përfaqësuesi i tifozëve “Dardanët” në Skoci Berat Rexha, FFK dërgon telegram ngushëllimi
FOTO: Laura Hasani

Vdes përfaqësuesi i tifozëve “Dardanët” në Skoci Berat Rexha, FFK dërgon telegram ngushëllimi

Sport March 02, 2021 - 14:30
Detajet

Tifozët e Kosovë “Dardanët” së fundmi e kanë pranuar një lajm të zi, shkruan Zeri.info.

Përfaqësuesi i tifozëve “Dardanët” në Skoci, Berat Rexha, ka vdekur.

Image

Federata e Futbollit e Kosovës ua ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë komunitetit sportiv për këtë lajm të rëndë.

Telegrami i ngushëllimit i FFK-së

E nderuara familje e Berat Rexhës!

Të nderuar drejtues dhe anëtarë të grupit të tifozëve “Dardanët”!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe anëtarit të grupit të tifozëve “Dardanët”, Berat Rexha, andaj në këto momente të vështira për Ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

Berati ishte shembull se si duhet të mbështetet Kombëtarja e Kosovës. Ai ishte shumë i lidhur emocionalisht me Kombëtaren dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi.

Edhe pse larg atdheut, Berati gjeti mënyrën më të mirë të mundshme për të dhënë kontributin e tij për Kosovën, duke qenë përfaqësues i grupit të tifozëve “Dardanët” në Skoci, të cilët me organizimet e tyre mahnitën mbarë opinionin futbolldashës.

Dashurinë e madhe për atdheun e dëshmoi vazhdimisht, duke qenë përherë afër djelmoshave tanë të Kombëtares, pa marrë parasysh se ku zhvilloheshin ndeshjet.

Familja e humbi njeriun më të dashur, derisa “Dardanët” dhe Kombëtarja jonë humbi një tifoz besnik dhe plot energji pozitive.

I përjetshëm kujtimi për Beratin!

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së. /Zeri.info