Begolli për kartonin e kuq në ndeshjen e sotme në Podujevë: Ishte vendim i qëlluar, mosreagimi i Llapit ishte bravoroz

Begolli për kartonin e kuq në ndeshjen e sotme në Podujevë: Ishte vendim i qëlluar, mosreagimi i Llapit ishte bravoroz

Sport February 28, 2021 - 22:16

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, dje dhe sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dramën në "Riza Lushta" e fitoi FC Prishtina ndaj Trepçës '89 (1:2), ku goli i fitores u shënua në fund të takimit, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, sot, Llapi mposhti Ballkanin 1:0, derisa Drita u rikthye te fitoret duke mposhtur Besën 3:1 në shtëpi.

Analisti dhe ish-drejtori i FC Prishtinës, Granit Begolli ka thënë se kartoni i kuq në ndeshjen Llapi - Ballkani ishte i pastër.

"Ishte karton i kuq pa asnjë diskutim, vendimi i trajnerit ishte i saktë", ka thënë Begolli në "ATV".

"Për bravoroz ishte mosreagimi i Llapit ndaj këtij vendimi, pasi e dinin se ishte karton i kuq i pastër", tregoi ai. /Zeri.info