Dallku: Munishi po i mungon Superligës, Ballkani e ka obligim të rikthehet te rezultatet pozitive

Dallku: Munishi po i mungon Superligës, Ballkani e ka obligim të rikthehet te rezultatet pozitive

Sport February 28, 2021 - 22:11

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, dje dhe sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dramën në "Riza Lushta" e fitoi FC Prishtina ndaj Trepçës '89 (1:2), ku goli i fitores u shënua në fund të takimit, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, sot, Llapi mposhti Ballkanin 1:0, derisa Drita u rikthye te fitoret duke mposhtur Besën 3:1 në shtëpi.

Fitoren e sotme të Llapit ndaj Ballkanit e ka komentuar trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, i cili tha se Ismet Munishi po i mungon Superligës.

"Ismet Munishi po i mungon Superligës, normalisht, por është e pafalshme për Ballkanin të mos reagonte sot ndaj Llapit", ka thënë Dallku në "ATV".

"Diçka s'po ecë mirë për brenda. Sa ishte Ismeti, skuadra bënte presion", tregoi ai.

"Shpresoj se Ballkani do t'i rikthehet rezultateve, pasi e ka obligim ta bëjë një gjë të tillë", shtoi Armend Dallku. /Zeri.info