Munishi për fitoren e Llapit: Ballkani kishte vetëm gjysmëraste sot, llapjanët ishin të durueshëm

Munishi për fitoren e Llapit: Ballkani kishte vetëm gjysmëraste sot, llapjanët ishin të durueshëm

Sport February 28, 2021 - 22:04

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, dje dhe sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dramën në "Riza Lushta" e fitoi FC Prishtina ndaj Trepçës '89 (1:2), ku goli i fitores u shënua në fund të takimit, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, sot, Llapi mposhti Ballkanin 1:0, derisa Drita u rikthye te fitoret duke mposhtur Besën 3:1 në shtëpi.

Fitoren e sotme të Llapit ndaj Ballkanit e ka komentuar trajneri Ismet Munishi, i cili tha se i pëlqeu shumë Llapi sot.

"Ishte ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Sot më ka pëlqyer Llapi mjaft shumë, luajti me një sulmues të rrejshëm si Hoti dhe Zhdrella", ka thënë Munishi në "ATV".

"Ballkani kishte vetëm gjysmë raste sot, këtë ndeshje më pëlqeu Llapi shumë taktikisht, ka qenë i durueshëm dhe ka krijuar raste mes futbollistëve që janë të fortë individualisht", tregoi ai.

"Llapi kur shënoi ishte me dhjetë futbollistë, kështu meritat i ka stafi teknik në krye me Batatinën", shtoi Ismet Munishi. /Zeri.info