Begolli për përplasjen në FFK: Diçka ka pasur, nuk është hera e parë, ka pasur aferë të tilla edhe më herët

Begolli për përplasjen në FFK: Diçka ka pasur, nuk është hera e parë, ka pasur aferë të tilla edhe më herët

Sport February 28, 2021 - 21:56

Në media së fundmi ka qarkulluar një lajm për një përplasje në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Konrektisht, është thënë se kryetari Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu janë përleshur mes vete, shkruan "Zeri.info".

FFK-ja me anë të një reagimi i mohoi këto zëra, por debati vazhdon të jetë aktual.

Këtë rast e ka komentuar edhe analisti dhe ish-drejtori i FC Prishtinës, Granit Begolli.

"Diçka ka pasur, madje kam informacione se është dashur të ndërhyhet pasi përnjëmend ka pasur të plas grushti", tha Begolli në "ATV".

"Nuk është gjë e mirë, kam qenë i befasuar. Ata na kërkojnë mbarëvajtje të garave, ndërkaq vetë përplasen", tregoi ai.

"Nuk është hera e parë, ka pasur aferë të tilla edhe me ish-mjekun, por askush nuk kishte reaguar", shtoi Granit Begolli. /Zeri.info