Munishi komenton përplasjen eventuale mes Ademit dhe Salihut: E dimë që gjithçka nuk shkëlqen në FFK

Munishi komenton përplasjen eventuale mes Ademit dhe Salihut: E dimë që gjithçka nuk shkëlqen në FFK

Sport February 28, 2021 - 21:53

Në media së fundmi ka qarkulluar një lajm për një përplasje në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Konrektisht, është thënë se kryetari Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu janë përleshur mes vete, shkruan "Zeri.info".

FFK-ja me anë të një reagimi i mohoi këto zëra, por debati vazhdon të jetë aktual.

Këtë rast e ka komentuar edhe trajneri Ismet Munishi.

"Nuk është gjë e mirë të shfaqen në pah këto probleme, por është mirë që kanë reaguar", ka thënë Munishi në "ATV", përcjell "Zeri.info".

"E dimë që gjithçka nuk shkëlqen në FFK, nuk është krejt 'ari' aty, por duhet të reflektojnë", tregoi ai.

"Ata duhet të reflektojnë sepse neve dinë të na qortojnë", deklaroi Ismet Munishi. /Zeri.info