Zeka për përplasjen e mundshme në FFK mes Ademit dhe Salihut: Nëse ka ndodhë, nuk është mirë për futbollin

Zeka për përplasjen e mundshme në FFK mes Ademit dhe Salihut: Nëse ka ndodhë, nuk është mirë për futbollin

Sport February 28, 2021 - 21:50

Në media së fundmi ka qarkulluar një lajm për një përplasje në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Konrektisht, është thënë se kryetari Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu janë përleshur mes vete, shkruan "Zeri.info".

FFK-ja me anë të një reagimi i mohoi këto zëra, por debati vazhdon të jetë aktual.

Këtë rast e ka komentuar edhe kryetari i Trepçës '89, Abedin Zeka.

"Kam dëgjuar përmes mediave, shpresoj se nuk ka ndodhë, nuk është mirë për futbollin, as për FFK-në as për klubet dhe për Përfaqësuesen", ka thënë Zeka në "ATV". /Zeri.info