Werder Bremeni fiton me përmbysje ndaj Frankfurtit, Rashica kontribuon me asist dhe bëri paraqitje mbresëlënëse

Werder Bremeni fiton me përmbysje ndaj Frankfurtit, Rashica kontribuon me asist dhe bëri paraqitje mbresëlënëse

Sport February 26, 2021 - 22:26
Detaje

Werder Bremeni ka marrë tri pikë shumë të vështira në shtëpi kundër Eintracht Frankfurtit, shkruan “Zeri.info”.

Vendasit fituan 2:1 me përmbysje të rezultatit ndaj mysafirëve nga Frankfurti, në takimin e vlefshëm për javën së 23-të në Bundesliga.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ishte në fushë nga minuta e parë dhe bëri një nga paraqitjet më të mira deri më tani me fanellën e klubit.

Sulmuesi vushtrrias gjithashtu kontribuoi me asistim në golin e barazimit në minute e 47-të, pasi iu shmang shumë mire njërit nga kundërshtarëve të tij.

Rashica u zëvendësua në minutën e 86-të dhe në vend të tij hyri, Jean-Manuel Mbom.

Pas kësaj fitoreje, Werderi zë vendin e 12-të me 26 pikë, ndërkaq Frankfurti është i katërti me 42 të tilla. /Zeri.info

ASISTI I MILOT RASHICËS: