Tërhiqet shorti në Ligën e Evropës, ndeshja kryesore Manchester United - Milan

Tërhiqet shorti në Ligën e Evropës, ndeshja kryesore Manchester United - Milan

Sport February 26, 2021 - 13:21
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për fazën 1/8 e finales në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Ndeshjet që spikasin në këtë fazë janë ato mes Olympiacosit dhe Arsenalit, teksa skuadra ku aktivizohet Lirim Kastrati, Dinamo Zagreb, do takohet me Tottenham Hotspurin.

Derbi i kësaj faze padyshim që do jetë ai mes gjigantit anglez, Manchester Unitedit, dhe gjigantit italian, Milanit.

Çiftet e plota:

Ajax – Young Boys.

Dynamo Kiev – Villarreal.

Roma – Shakhtar Donetsk.

Olympiacos – Arsenal.

Dinamo Zagreb – Tottenham Hotspur.

Manchester United – Milan.

Slavia Prague – Rangers.

Granada – Molde.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 11 mars, kurse ato të kthimit më 18 mars. /Zeri.info