Llapi “thumbon” Ballkanin: Përballemi me rivalin e eliminuar në Kupë

Llapi “thumbon” Ballkanin: Përballemi me rivalin e eliminuar në Kupë

Sport February 25, 2021 - 23:52
Detaje

Xhiro e 22-të në kampionatin elitar të Kosovës vazhdon këtë fundjavë me takimet e radhës, shkruan “Zeri.info”.

Vëmendja më e madhe do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” aty ku Llapi e mirëpret Ballkanin e Suharekës.

Llapjanët gjatë mbrëmjes kanë paralajmëruar ndeshjen me “portokallezinjtë” përmes faqes zyrtare duke e thumbuar ekipin kundërshtar.

“Derbi i javës së 22-të me rivalin e eliminuar në Kupë, Ballkanin transmetohet të dielën drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Sport 1”, shkruhet në njoftimin e KF Llapit.

Përballja ndërmjet Llapit dhe Ballkanit zhvillohet nga ora 13:00.

Kujtojmë se Llapi kishte siguruar kalimin tutje në Kupën e Kosovës falë fitores në penallti ndaj Ballkanit. /Zeri.info

Image