Dinamo Zagrebi kualifikohet tutje në Ligën e Evropës, Ademi i pazëvendësueshëm, asnjë minutë për Kastratin

Dinamo Zagrebi kualifikohet tutje në Ligën e Evropës, Ademi i pazëvendësueshëm, asnjë minutë për Kastratin

Sport February 25, 2021 - 23:42
Detaje

Skuadrave të kualifikuara në 1/8 e finales në Ligën e Evropës i është bashkuar edhe Dinamo e Zagrebit, shkruan “Zeri.info”.

Ekipi nga kryeqyteti kroat fitoi minimalisht 1:0 (4:2) në shtëpi dhe me këtë rast arriti t’iu bashkohet skuadrave tjera në rrugëtimin e radhës në këtë garë.

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi ka luajtur për gjatë gjithë ndeshjes me fanellën e Dinamos.

Ndërkaq, talenti i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati e ka ndjekur takimin nga stoli pasi nuk pati asnjë minutë nga trajneri.

Golin e vetëm për kroatët e ka realizuar Orsiq në minutën e 31-të. /Zeri.info