Ismet Munishi për trajnerët nga Shqipëria: Të mos bëhen dallime, të gjithë jemi shqiptarë

Ismet Munishi për trajnerët nga Shqipëria: Të mos bëhen dallime, të gjithë jemi shqiptarë

Sport February 25, 2021 - 23:35
Detaje

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, iu ka dalë në mbrojtje trajnerëve të cilët vijnë nga Shqipëria e të cilët janë pjesë e skuadrave kosovare, shkruan “Zeri.info”.

Munishi ka shkruar se duhet ndalur shprehja “trajner nga Shqipëria” pasi që siç thotë ai të gjithë jemi shqiptarë.

Ish-trajneri i Ballkanit ka kërkuar që në lidhje me këtë rast të reagojë edhe Shoqata e trajnerëve të Kosovës.

“Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i perket klubit ose Presidentit .Mund të jet nga India, Maqedonia Veriore , Zvicra apo Shqiperia etj.Ai trener ka emer dhe mbiemer karier personalitet etj.Personalisht po me pengon termi treneret nga Shqiperia , duhet të jet termi filan treneri.Per Sulmet që po marin koleget e mi nga një pjesë e Shqipërisë duhet të reagoj edhe shoqata e trajnerve .Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka.Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria .Stop termit trener nga Shqipëria ,, treneri ka emer,,”, ka shkruar Munishi në Facebook.

Momentalisht në Superligën e Kosovës janë vetëm dy trajnerë nga shteti shqiptar, Klodian Duro (Feronikeli) dhe Bledar Devolli (Drenica). /Zeri.info