Kapiteni i Sociedadit u përpoq të shënonte nga penalltia në stilin e Fernandesit, por dështoi

Kapiteni i Sociedadit u përpoq të shënonte nga penalltia në stilin e Fernandesit, por dështoi

Sport February 25, 2021 - 22:06
Detaje

Real Sociedadi kishte një mundësi të artë të kalonte në epërsi qysh në fillim të ndeshjes kundër Manchester Unitedit, shkruan “Zeri.info”.

Ishte kapiteni i baskëve, Oyarzabal ai që dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 14-të.

Ajo që ishte më interesante, kapiteni i Real Sociedadit u përpoq të shënonte në stilin e mesfushorit të Unitedit, Bruno Fernandesit, por nuk ia doli.

Ndryshe, ndeshja e parë ndërmjet dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat të thellë 0:4 për Manchester Unitedin /Zeri.info

VIDEO