Arbëria regjistroi fitoren e parë në pranverë kundër Besës: Golat dhe rastet nga kjo përballje

Arbëria regjistroi fitoren e parë në pranverë kundër Besës: Golat dhe rastet nga kjo përballje

Sport February 25, 2021 - 21:56
Detaje

Skuadra e Arbërisë e ka regjistruar fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Pas barazimit me Trepçën ’89 dhe humbjes nga Prishtina, skuadra nga Dobraja e Lipjanit ka mposhtur Besën në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Tahir Vokshi” në Brestovik të Pejës ka përfunduar me rezultatin 0-3. Golat e fitores u shënuan nga Marclei Santos, Kreshnik Bahtiri dhe Almir Kryeziu.

Arbëria tani ka 25 pikë dhe renditet e gjashta në tabelë, kurse Besa mbetet e fundit (e dhjeta) me shtatë pikë. /Zeri.info

GOLAT DHE RASTET NGA KJO PËRBALLJE: