Milani po befasohet nga Crvena Zvezda, Manchester United dhe Real Sociedadi në “paqe”

Milani po befasohet nga Crvena Zvezda, Manchester United dhe Real Sociedadi në “paqe”

Sport February 25, 2021 - 21:47
Detaje

Janë mbyllur pjesët e parë të dy takimeve të Ligës së Evropës, Milan – Crvena Zvezda dhe Manchester United – Real Sociedad

Milani është duke barazuar 1:1 me Crvena Zvezdës në “San Siro”. “Rossonerët” kaluan të parët në epërsi në minutën e tetë me anë të Kessies, mirëpo serbët barazuan gjithçka në të 25-tën minutë me Fardou Ben.

Ndeshja e parë në Beograd kishte përfunduar me shifrat e barabarta 2:2.

Në takimin tjetër që po zhvillohet në “Old Trafford”, Unitedi dhe Sociedadi kanë mbajtur portat të paprekura pasi rezultati i fraksionit të parë është mbyllur 0:0.

Vlen të theksohet se mysafirët humbën një penallti në minutën e 13-të, kur Oyarzabal dështoi nga 11 metërshi.

“Djajtë e Kuq” janë shumë afër kualifikimit tutje, pasi baskët duhet të fitojnë 0:5 për ta prerë biletën për në 1/8 e finales. /Zeri.info