Përmbledhja e ndeshjes Trepça '89 - Ferizaj, aty ku mitrovicasit pa asnjë telashe kaluan tutje në kupë

Përmbledhja e ndeshjes Trepça '89 - Ferizaj, aty ku mitrovicasit pa asnjë telashe kaluan tutje në kupë

Sport February 10, 2021 - 17:43

Trepça ’89 nuk dha rast për asnjë befasi duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Ndeshja që u zhvillua në “Riza Lushta” i takoi skuadrës mitrovicase me rezultat 4:0, raporton “Zeri.info”.

Robert Rrahmani, Nikson Memaj dhe dygolëshi i Ardian Mujës ia dhuroi fitoren skuadrës së Shpëtim Idrizit.

Golat dhe përmbledhjen e kësaj ndeshje mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Zeri.info