Mërgim Mavraj luan në pjesën e parë në fitoren e thellë të Greuther Furthit në kategorinë e dytë të futbollit gjerman

Mërgim Mavraj luan në pjesën e parë në fitoren e thellë të Greuther Furthit në kategorinë e dytë të futbollit gjerman

Sport February 07, 2021 - 17:29
Lexoni detajet!

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj ka regjistruar 45 minuta në fitoren e skuadrës së tij, Greuther Furthit në Bundesliga 2, shkruan “Zeri.info”.

Në takimin që i takoi javës së 20-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, Greuther Furthi fitoi 4:1 në shtëpi ndaj Wurzburger Kickers.

Mavraj ishte në fushë nga minuta e parë për skuadrën e tij, por më pas në pjesën e dytë nuk u paraqit në fushë, duke ia lënë vendin bashkëlojtarit të tij.

Greuther Furthi i Mërgim Mavrajt është në rrugë të mirë për inkuadrim në Bundesliga. Ata ndodhen në vendin e tretë me 38 pikë, tri më pak se Hamburgu që është lider. /Zeri.info