
LAJMI I FUNDIT: Vdes legjenda e futbollit shqiptar, vuante nga sëmuja e rëndë
Për futbollin shqiptar sot do të jetë ditë zie. Pak para mesnatës mes të shtunës dhe të dielës, ka ndërruar jetë Milutin Kërçiç, transmeton Zeri.info.
Mediet shqiptare kanë shkruar se Kërçiç prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ia mori edhe jetën në moshën 63 vjeçare.
Milutin Kërçiç do të mbahet mend gjithmonë nga tifozët shqiptarë të futbollit, në veçanti nga ata të Skënderbeut.
Kërçiç kishte qenë një prej futbollistëve më të dalluar nga brezi i veteve të 70-ta dhe 80-ta te skuadra korçare.
Për të ka shkruar edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili tha se Kërçiç ishte model i lojtarit korrekt në fushë, virtuoz me topin dhe i dalluar për teknikën e rrallë.
“Mësova me hidhërim lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej legjendave të "Skënderbeut" dhe futbollit shqiptar, Milutin Kërçiç, idhullin e shumë fëmijëve korçarë të viteve '70-'80, të vlerësuar për talentin e tij të jashtëzakonshëm nga të gjithë sportdashësit dhe ne, që patëm fatin ta shihnim në fushën e blertë.
Model i lojtarit korrekt në fushë, virtuoz me topin dhe i dalluar për teknikën e rrallë, Milutin Kërçiç do kujtohet gjithmonë me respekt për kontributin e veçantë të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, shembull frymëzues për vlerat e veçanta sportive dhe qytetare, që përfaqësonte.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe të gjithëve sportdashësve për këtë humbje të pazëvendësueshme” – ka shkruar Meta. /Zeri.info
Mësova me hidhërim lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej legjendave të "Skënderbeut" dhe futbollit...
Posted by Ilir Meta on Sunday, February 7, 2021