Afrim Toverlani: Amatorizëm total i klubeve që fshehin rezultatet në miqësore

Afrim Toverlani: Amatorizëm total i klubeve që fshehin rezultatet në miqësore

Sport January 31, 2021 - 23:55
Detaje

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani ka folur rreth fazës përgatitore nëpër të cilën janë gjendur shumica e klubeve kosovare, shkruan “Zeri.info”.

E në vazhdën e përgatitjeve, skuadrat kosovare kanë aranzhuar edhe ndeshje kontrolluese, e në disa raste kanë pësuar edhe humbje.

Disa nga klubet nuk kanë publikuar rezultatet e miqësoreve kur kanë pësuar humbje.

E një gjë të tillë, “Toki” e quan “amatorizëm total”, pasi sipas tij kampionati vjen dhe gjithçka pasqyrohet se çfarë kanë bërë skuadrat.

“Shumë skuadra kanë fshehur rezultatin e ndeshjeve miqësore. Rezultatet i kemi marrë vetëm nga mjetet e informimit dhe jo nga faqet zyrtare të klubeve. Kjo është një amatorizëm total, sepse nuk ke se çfarë fsheh sepse kampionati vjen dhe shikohet se çfarë pune ka bërë secila skuadër”, ka thënë Toverlani. /Zeri.info