
Mërgim Mavraj luan një orë në fitoren bindëse të Greuther Furthit në Gjermani
Sport
January 29, 2021 - 21:04
Detaje
Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj ka qenë përsëri nga fillimi në takimin e Greuther Furthit ndaj Aue, shkruan “Zeri.info”.
Skuadra e Mavrajt triumfoi bindshëm me rezultat 3:0 ndaj Aue, në kuadër të javës së 19-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Mavraj u largua nga fusha pas një ore lojë, saktësisht në minutën e 63-të, kur ia lëshoi vendin bashkëlojtarit të tij, Sarpei.
Me këtë fitore Greuther Furthi e vazhdon luftën për inkuadrim në Bundesliga me 35 pikë dhe zë vendin e tretë në tabelë. /Zeri.info