Mentor Mazrekaj i shënoi supergol nga gjuajtja e lirë Visar Bekajt

Mentor Mazrekaj i shënoi supergol nga gjuajtja e lirë Visar Bekajt

Sport January 25, 2021 - 15:27
Detajet

Mesfushori nga Kosova, Mentor Mazrekaj, ka shënuar një supergol kundër Tiranës për skuadrën e tij Laçi, në kuadër të Kategorisë së Superiores.

Mazrekaj shënoi nga gjuajtja e lirë, duke e mposhtur portierin kosovar Visar Bekaj për ta kaluar Laçin në avantazh prej 1:0.

Goditja e tij u ekzekutua për mrekulli duke e kaluar murin e vendosur nga ish-portieri i Prishtinës.

Goli i Mazrekajt i dhuroi epërsinë Laçit në këtë ndeshje 0:1 në minutën e 72-të.

Në minutën e 79-të ai u largua nga ndeshja duke ia liruar vendin Redon Xhixhës.

Bekaj dhe Mazrekaj në këtë sezon janë formë të lartë në futbollin shqiptar.

Mazrekaj sezonin e kaluar u transferua te Laçi me kërkesën e trajnerit Shpëtim Duros.

Në të kaluarën, Mazrekaj ka bërë karrierë më disa skuadra kosovare.