Nedim Bajrami kontribuon me asistim në barazimin e Empolit ndaj Lecces

Nedim Bajrami kontribuon me asistim në barazimin e Empolit ndaj Lecces

Sport January 24, 2021 - 20:42
Lexoni detajet!

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Nedim Bajrami ka vazhduar të jetë protagonist për skuadrën e Empolit, shkruan “Zeri.info”.

Pas dy super-golave të realizuar ndaj Napolit, Bajrami të dielën (sot) ka kontribuuar me asistim në barazimin 2:2 të Empolit kundër Lecces, në Serie B

Bajrami asistoi në minutën e 47-të për bashkëlojtarin e tij, Andrea La Mantia që realizoi.

Ai këtë është paraqitur në 20 ndeshje në të gjitha garat dhe i ka shënuar tri gola dhe ka ndihmuar skuadrën me gjashtë asistime. /Zeri.info