Muaj më parë flisnin “zi e terr” për Agim Ademin, sonte duken të lumtur së bashku!

Muaj më parë flisnin “zi e terr” për Agim Ademin, sonte duken të lumtur së bashku!

Sport January 22, 2021 - 23:33
Zbuloni detajet

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi sot ka takuar nga afër përfaqësuesit e klubeve kosovare që po qëndrojnë me skuadrat e tyre në Turqi.

Ademi i takoi disa nga krerët e klubeve që vetëm pak muaj më parë lëshonin akuza të rënda ndaj tij dhe shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.

Në takim ishin prezentë drejtues të Ballkanit, Llapit, Dritës, Arbërisë e Malishevës.

Por, disa nga ta vetëm pak muaj më parë kanë qenë kundër politikave të Agim Ademit, shkruan Zeri.info.

Nëse e bëjmë një shikim të shpejt në internet apo në "Youtube", mund të shihen pakënaqësi e akuza të ndryshme të njerëzve në fotografi në drejtim të FFK-së së udhëhequr nga Ademi.

Këto akuza kanë ardhur nga dy njerëz që sonte e takuan Ademin, Arsim Kabashi, presidenti i Ballkanit dhe Tahir Batatina, trajner dhe donator i Llapit.

Pakënaqësitë këta i kanë shfaqur edhe në Kuvendin Zgjedhor i mbajtur vitin e kaluar ku i zgjodhën anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Ndryshe, "rebelimin" ndaj FFK-së si Kabashi e si Batatina i kanë ndalur tash e disa kohë. Stopimet e tyre me gjasë kanë ardhur për faktin se FFK u ka premtuar publikisht rregullimin e fushave të stadiumeve të tyre, nga bari sintetik në atë natyral!.

Ndryshe, shumica e klubeve kosovare, përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror në Superligë po i kryen në Antalia të Turqisë. /Zeri.info