Përparim Hetemaj i pazëvendësueshëm ndaj Torinos, mungoi Vojvoda

Përparim Hetemaj i pazëvendësueshëm ndaj Torinos, mungoi Vojvoda

Sport January 22, 2021 - 22:51
Detaje

Ka përfunduar ndeshja e javës së 19-të në Serie A, ndërmjet Beneventos dhe Torinos, shkruan “Zeri.info”.

Dy skuadrat janë pajtuar me nga një pikë, pasi luajtën 2:2 në “Stadio Ciro Vigorito”.

Për vendasit u paraqit nga minuta e parë mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj i cili luajti për gjatë gjithë duelit.

Ndërkaq, për Torinon nuk ka qenë i grumbulluar, Mërgim Vojvoda për shkak të një dëmtimi.

Torino po vazhdon të luftojë për mbijetesë këtë edicion dhe ndodhet në pozitën e 18-të, vend ky ku e dërgon në Serie B.

Ndërkaq Benevento zë vendin e 11-të. /Zeri.info