McGregor para se të bëhej yll në UFC, luante si futbollist dhe e quante veten “makina e golave”

McGregor para se të bëhej yll në UFC, luante si futbollist dhe e quante veten “makina e golave”

Sport January 22, 2021 - 21:30
Detaje

Para se Conor McGregor të ishte kampion i UFC-së, irlandezi ishte një futbollist që luante në ligat amatore, përcjell “Zeri.info”.

McGregor i cili do të përballet me Dustin Poirier në UFC të shtunën, ka luajtur vazhdimisht në njërën nga ligat për Sliveamon Unitedin dhe Yellowstone Celtic.

Image

32-vjeçari ka treguar lojëra të mira dhe e ka quajtur veten si “makina e golave” në “Twitter” në vitin 2013.

Ish-trajneri, Robbie Beakhurst i ka përkrahur fjalët e tij pasi ai ishte një bish përpara golit.

“Ai ishte sulmues dhe ishte golashënuesi më i mirë çdo vit”, tha ish-trajneri Robbie Beakhurst.

“Ai i thoshte gjithë ekipit vetëm ma pasoni topin dhe unë e bëj pjesën tjetër”, vazhdoi ish-trajneri i McGregor. /Zeri.info

Image