Mërgim Mavraj i plotë në derbin e javës në Bundesliga  2

Mërgim Mavraj i plotë në derbin e javës në Bundesliga 2

Sport January 22, 2021 - 21:14
Detaje

Greuther Furthi ka marrë një pikë të vlefshme në udhëtim te Dusseldorfi, në kuadër të javës së 17-të në Bundesliga 2, shkruan “Zeri.info”.

Në një ndeshje ku u realizuan plotë gjashtë gola, rezultati përfundimtar ishte 3:3 në derbin e javës në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Për mysafirët nga minuta e parë në fushë ishte mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj i cili luajti për gjatë gjithë duelit.

Me këtë pikë të fituar, Greuther Furthi ndodhet në vendin e katërt me 29 pikë, derisa një vend më lart është Dusseldorfi që ka 31 të tilla. /Zeri.info