Vdes në moshën 86-vjeçare legjenda e sportit të bejsbollit

Vdes në moshën 86-vjeçare legjenda e sportit të bejsbollit

Sport January 22, 2021 - 20:07
Lexoni detajet!

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, lojtari legjendar i ekipit të bejsbollit, Atlanta Braves, Henry Aaron ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, përcjell “Zeri.info”.

Aaron e ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë profesionale, megjithëse si provë, në vitin 1949 në fanellën e Brooklyn Dodgers kur ishte vetëm 15 vjeç dhe nuk e kaloi provën.

Tri vjet më vonë, ai luajti për Clowns Indianapolis dhe erdhi në MLS në vitin 1954 në Milwaukee Braves, i cili së shpejti ishte bërë pjesë e Atlanta Braves dhe ai aty luajti deri në vitin 1974.

Ai e përfundoi karrierën e tij në Milwaukee Brewers dhe kishte 25 paraqitje në All-Star Game, fitoi tri herë "Dorezën e Artë" dhe në vitin 1957 fitoi titullin e kampionit. /Zeri.info