Fikayo Tomori edhe zyrtarisht lojtar i Milanit

Fikayo Tomori edhe zyrtarisht lojtar i Milanit

Sport January 22, 2021 - 19:52
Lexoni detajet!

Fikayo Tomori edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Milanit në këtë afat kalimtar të janarit, shkruan “Zeri.info”.

Milani e ka zyrtarizuar pak çaste më parë Tomorin, i cili është i huazuar nga Chelsea deri në fund të edicionit.

“Rossonerët” kanë mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit, pasi të përfundojë huazimin.

Ky nuk është përforcimi i parë i “kuqezinjve”, pasi ditë më parë ata prezantuan edhe sulmuesin e njohur kroat, Mario Mandzukiq.

Tomori ka kaluar karrierën te të rinjtë e Chelseas, derisa debutimin e tij në Premierligë e ka pasur në vitin 2016.

Ishte pjesë e Anglisë U20 që fitoi Botërorin e kësaj grupmoshe ne vitin 2019. /Zeri.info